Biznesmeni i infektuar shpërndan virusin, qindra vetë nën testime

Biznesmeni i infektuar shpërndan virusin, qindra vetë nën testime

Një britanik i mbiquajtur “super-shpërndarës” i koronavirusit të ri besohet se ka infektuar të paktën 11 persona dhe ka çuar qindra të tjerë në karantinë, pasi mori virusin në Singapor dhe me fluturimet e shumta e ka shpërndarë në një resort francez skish dhe në lokalin pranë shtëpisë së tij në Britani.

Biznesmeni i paemëruar është në qendër të një rrjeti infektimesh në Britani, Francë e Spanjë pasi kishte qëndruar në Singapor në një konferencë katër ditore shitjesh për kompaninë e tij ‘Servomex’.

Burri në të pesëdhjetat e tij fluturoi nga Azia juglindore në resortin e skive Les Contamines-Montjoie në fund të janarit ku infektoi pesë britanikë duke përfshirë dhe një djalë nëntë-vjeçar, megjithëse vetë nuk kishte treguar simptoma të gripit.


Autoritetet britanike thonë tashmë se “super-shpërndarësi” ka kontraktuar me 183 pasagjerë dhe gjashtë njerëz të ekuipazhit të fluturimit të linjave ‘Easyjet’ nga Gjeneva drejt Londrës, duke paralajmëruar se ata mund të jenë të infektuar.

 

 

 

Lexo edhe

Video

error: