Biznesmenët Plakaj dhe Haxhiu vizitojnë Kalabrinë, njoftohen për trashëgiminë kulturore arbëreshe
Lexohet për: 2 min.
arberesh
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Pronarët e kompanisë Eter Corp LLC, Remzi Plakaj dhe Agron Haxhiu, qëndruan për vizitë në Kalabri të Italisë.

Ata u pritën nga përfaqësuesit e FAA-Federatës së Shoqatave Arbëreshe, me ftesë nga Presidenti Damiano Guagliardi dhe këshillit të federatës arbëreshe, një organizatë që luan një rol kyç në ruajtjen dhe promovimin e kulturës arbëreshe në Itali.

Gjatë vizitës së tyre, Plakaj dhe Haxhiu patën mundësinë të takohen me drejtuesit e shoqatës dhe të diskutojnë mbi rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore arbëreshe.

Ata shkëmbyen ide dhe përvoja mbi mënyrat e mbështetjes së komunitetit arbëresh dhe promovimin e identitetit të tyre unik.

Përveç takimeve zyrtare, takimi me gazetarin dhe publicistin e mirënjohur arbëresh, Gennaro De Cicco i cili i shoqëroi dhe shpjegoi jetën kulturore, artistike të jetës së arbëreshëve të Italisë.

Vizita përfshinte edhe ndalesa në mbi 30 katundevarbëreshe, 600 vjeçare që nga koha e Skënderbeut. Këto vendbanime, të cilat ruajnë gjuhën, zakonet dhe traditat e tyre të veçanta, ofruan një pasqyrë të vlefshme mbi jetën dhe kulturën e arbëreshëve.

 Plakaj dhe Haxhiu u njohën me historinë e tyre, vizituan monumentet lokale dhe morën pjesë në aktivitete kulturore që pasqyrojnë trashëgiminë e pasur të këtij komuniteti.

Vizita në Kalabri ishte një përvojë e paharrueshme, duke u ofruar atyre mundësinë të thellojnë lidhjet me komunitetin arbëresh dhe të kontribuojnë në ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit të tyre kulturor./KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024