Bizneset kanë nevojë për përkrahje më të madhe për ruajtjen e vendeve të punës

Bizneset kanë nevojë për përkrahje më të madhe për ruajtjen e vendeve të punës

Zbatimi i politikave të cilat nxisin rritjen dhe stabilitetin ekonomik, krijimi i ofertave që mundësojnë zhvillimin e biznesit vendor dhe tërheqjen e investimeve të huaja, ishin disa nga çështjet që u ngritën në takimin e përfaqësuesve të OAK-së me Ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

Po ashtu i diskutua edhe për problemet e bizneseve me IP adresa, Ligji për Miniera dhe Minerale, Pengesat e investimeve të huaja direkte në sektorin Minerar – si rezultat i pengesave të shkaktuara nga disa Udhëzime Administrative të Ministrisë së Bujqësisë, hapja e tregut të energjisë elektrike, ku u tha se fillimisht duhet të sigurohet që kompanitë e licencuara për furnizim me energji elektrike të kenë kapacitete për të furnizuar bizneset që dalin në treg, krijimi i ofertave e të bërit biznes në Kosovë.

 Përfaqësues nga OAK uruan Ministren për detyrën, duke u shprehur kështu të gatshëm për bashkëpunim profesional me qëllim të marrjes së inputeve nga bizneset, në mënyrë që të tejkalohen sfidat që hasin bizneset gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre.


Ndër të tjera këta të fundit theksuan që vendimet e reja të mos merren pa konsultim paraprak me bizneset/sektorët të cilat afektohen nga ato vendime, pasi të njëjtat po dëmtojnë të punësuarit dhe biznesin. U theksua edhe rimodelimi i Ligjit për Investime Strategjike, pasi që të njëjtit i ka skaduar afati më 31.12.2020, andaj është e rëndësishme që ky Ligj të procedohet në Kuvend për ndryshime dhe deri në finalizimin e ndryshim plotësimit të tij, në mënyrë që afati për aplikim të shtyhet deri në vitin 2023.

Ministrja Rizvanolli u ftua që të vizitojë OAK-në edhe në takime që OAK i organizon së bashku me bizneset.

Ministrja Rizvanolli falënderoi përfaqësuesit e OAK-së për takimin dhe materialet e përcjella, duke theksuar që vlerëson faktin që të njëjtat janë përcjell të specifikuara duke ofruar kështu më shumë detaje rreth propozimeve të bëra.

Rizvanolli u shpreh e hapur për bashkëpunim me qëllim të evidentimit të sfidave me të cilat ballafaqohen bizneset dhe kontributit në tejkalimin e tyre.

Lexo edhe

Video