Bislimi- Varhelyi: BE do ta ndihmojë Kosovën në luftimin e krimit

Bislimi- Varhelyi: BE do ta ndihmojë Kosovën në luftimin e krimit

Gjatë qëndrimit në Bruksel, për raundin e dialogut Kosovë-Serbi,  zëvendëskryeministri Besnik Bislimi u takua me komisionarin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.

Në takim u diskutua për projekte potenciale në kuadër të mekanizmit të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA) dhe për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit përmes ndihmës financiare dhe ekspertizës që Bashkimi Evropian mund të ofrojë për Kosovën në rrugëtimin e saj drejt BE-së.


Duke biseduar për reformat e nisura nga Qeveria e Kosovës, komisionari Varhelyi tha se do ta ndihmojë Kosovën në luftimin e krimit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e zbatimit të shpejtë të Planit Ekonomik dhe Investues të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

U bisedua edhe për progresin që Kosova ka bërë në procesin e vaksinimit, ku tani qëndron më së miri ndër vendet e rajonit, ndërsa komisionari Varhelyi shprehu gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar rreth certifikatës së vaksinimit.

Lexo edhe

Video

error: