Bislimi: Serbia e interesuar për ta bllokuar marrëveshjen për targa

Bislimi: Serbia e interesuar për ta bllokuar marrëveshjen për targa

Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, përsa i përket raundit të fundit të bisedimeve me Serbinë në Bruksel, ka thënë se Kosova ka qenë e përkushtuar të arrihet një marrëveshje permanente për çështjen e targave të veturave, duke i respektuar praktikat dhe standardet më të mira të Bashkimit Evropian, por marrëveshja nuk është arritur për shkak të mungesës së vullnetit dhe propozimit konkret nga pala tjetër.

Sipas tij, kjo reflektoi interesimin e Serbisë për të bllokuar arritjen e kësaj marrëveshje dhe respektimin e marrëveshjes së Brukselit të 30 shtatorit.


Bislimi i bëri këto komente gjatë takimit me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ku ka thënë se Kosova vazhdon të jetë konstruktive, kreative dhe e përkushtuar në këtë proces.

Zëvendëskryeministri Bislimi i uroi Sarrazin mirëseardhje në Kosovë dhe shprehu vlerësim të thellë për bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve tona dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për procesin e integrimit evropian të Kosovës, duke përfshirë këtu liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

Në përfundim të takimit, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohje për angazhimin e Sarrazin në Ballkanin Perëndimor dhe rolin e rëndësishëm të shtetit të Gjermanisë.

Lexo edhe

Video