Zëvendëskryeministri i parë në Kosovë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi ka publikuar të enjten disa dokumente të Serbisë për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.
Zëvendëskryeministri Bislimi ka shkruar në Facebook se Kosova vazhdimisht ka paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar për arsyen e vërtetë të Serbisë për insistimin e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe (AKS).Postimi i plotë i Bislimit:
Kosova vazhdimisht ka paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar për arsyen e vërtetë të Serbisë për insistimin e formimit të AKS-së. AKS-ja kurrë nuk ka pasur qëllim t’i integrojë serbët lokal në Kosovë, por të jetë "Kali i Trojës" i Beogradit për ta bërë shtetin jofunksional, duke përgatitur mënyrën për ndarje të Kosovës.a. Krijimi i AKS-së nuk është objektiv në vete, por paraqet një hap të rëndësishëm drejt arritjes së synimit për "Botën serbe" që koincidon me territorin e ish-Jugosllavisë.
b. "Srpski svet" është evolucion i "Nacertanje" (https://researchgate.net/.../41119069_Ilija_Garasanin...) dhe duhet të shihet si "Nacertanje" e shekullit të 21-të.
e. Kjo autonomi do të sjellë një situatë që serbët nuk do të kenë nevojë për të ndërvepruar me Qeverinë e Kosovës, duke e bërë kështu AKS-në si një “parazit” në territorin e Kosovës.
g. Në rrethanat aktuale, qëllimi përfundimtar "Bota serbe" nuk mund të realizohet vetëm me mjete politike. Duhet të shfrytëzohen edhe mjete të tjera, duke përfshirë mekanizma fetar me potencial për ndikim politik në vendet fqinje ku vepron Kisha Ortodokse Serbe.
h. Prandaj, themelimi i AKS-së duhet të jetë imperativ kyç për politikanët serb, duke ofruar një bërthamë për qëllimin shekullor të bashkimit të kombit serb.