Bislimi priti në takim lamtumirës ambasadoren suedeze, i përmend nevojën për liberalizim të vizave

Bislimi priti në takim lamtumirës ambasadoren suedeze, i përmend nevojën për liberalizim të vizave

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim lamtumirës ambasadoren suedeze në Kosovë, Karin Hernmarck, të cilën e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë për Republikën e Kosovës përgjatë viteve dhe veçanërisht për rolin e saj aktiv në mbrojtje të mjedisit dhe politikave të gjelbra.

Bëhet e ditur se ai ka potencuar nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Bislimi u shpreh se Kosova mirëpret mundësitë për rritje të investimeve për investitorët dhe kompanitë e mëdha suedeze, të cilat mund të kontribuojnë mes të tjerave në zhvillimin e inkubatorëve të bizneseve, energjinë, menaxhimin e mbeturinave, thuhet në komunikatën për media.


Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi sukseset e Kosovës në sundimin e ligjit, demokratizimin, luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe migrimit.

“Kosova sheh tek shteti i Suedisë një model të demokracisë dhe lirisë. Suedia është ndër katër donatorët më të mëdhenj në Kosovë, e cila ka ndihmuar me mbi 10 milionë euro në vit institucionet publike dhe organizatat e shoqërisë civile në projektet për zhvillim ekonomik dhe demokratik, të drejta të njeriut dhe mbrojtje të mjedisit, që kanë ndihmuar në transformimin e shoqërisë tonë”, ka thënë Bislimi.

Bislimi shprehu mirënjohje për punën e frytshme të ambasadores dhe ekipit të saj duke vlerësuar impaktin e rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe shtetit të Suedisë.

Lexo edhe

Video