Bislimi priti në takim ambasadorët Westerlund e Nissinen

Bislimi priti në takim ambasadorët  Westerlund e Nissinen


Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti sot në takime të ndara ambasadorët e rinj të Suedisë dhe Finlandës në Kosovë, Jonas Westerlund dhe Matti Nissinen.


Bislimi me këtë rast ka uruar ambasadorët e dy vendeve mike për marrjen e detyrës së re.

Ai ka thënë se Kosova është në një trajektore të re të zhvillimit dhe të avancimit drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Ky vit ka sjellë një dinamikë të re në agjendën evropiane të Kosovës, ku përveç nevojës për liberalizimin e vizave, synojmë të aplikojmë brenda vitit për anëtarësim në BE”, ka thënë Bislimi.



Gjithashtu u trajtua dhe objektivi i thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht në shkëmbimet tregtare, prodhimtarinë, rritjen e investimeve të kompanive suedeze në Kosovë dhe projekteve me interes të përbashkët.


Ndërsa në takim me ambasadorin Nissinen, Bislimi e falënderoi diplomatin finlandez për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të Finlandës ndaj Kosovës.


Ambasadori Nissinen u shpreh se e vlerëson lart rëndësinë e vendeve demokratike dhe mbështetët rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Ndryshe, në gjysmën e parë të vitit 2023, Suedia do të merr kryesimin e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian.

Lexo edhe

Video