Bislimi: Marrëveshja me Serbinë të zbatohet pa vonesa e kushtëzime

Bislimi: Marrëveshja me Serbinë të zbatohet pa vonesa e kushtëzime

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet në plotni, pa vonesa dhe pa kushtëzime, përmes një plani të sekuencimit të drejtë, të balancuar e gjithëpërfshirës.

Bislimi në Universitetin Leiden në Hagë para studentëve ka theksuar se Kosova e meriton statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, teksa shton se rruga drejt BE-së është fat e vizion i Kosovës.


“Bashkimi Evropian është vizioni, fati e destinacioni ynë. Sinjali që japin dhe raportet e përpiluara për Kosovën siç është vetë ai i Komisionit Evropian, i cili dëshmoi suksesin e vendit tonë, mund të përdoret si kriter matës për të treguar se Kosova e meriton statusin e vendit kandidat”, citohet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit, Bislimi.

Sa i përket integrimit evropian, ai foli mbi mbështetjen e gjerë të qytetarëve ndaj anëtarësimit në familjen evropiane.

“Me rëndësi është fuqizimi i mesazhit se Kosova, përmes dhe institucioneve të saj të maturuara e të përgatitura, është e gatshme të bëjë hapa tutje në këtë proces”, ka thënë Bislimi.

Lexo edhe

Video