Bislimi: Kryetarët në veri mund të ushtrojnë përgjegjësitë vetëm nga ndërtesat e komunës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se kryetarët e zgjedhur në katër komunat veriore mund të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre vetëm nga ndërtesat e komunës. Lidhur me këtë, ai ka biseduar me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, të cilën e ka pritur në takim.

Bislimi ka theksuar se është e rëndësishme që kryetarët në veri të fillojnë sa më parë ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

“Në lidhje me situatën në veri, u ritheksua se është e rëndësishme që kryetarët e zgjedhur të fillojnë sa më parë me ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Si kryetarë tё komunave, ata mund tё ushtrojnë pёrgjegjёsitё e tyre vetëm nga ndërtesat e komunës, nga ku dhe shërbejnë për interesat e secilit qytetar pa dallim”, është bërë e ditur në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Disa serbë në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, po protestojnë duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale.

Policia e Kosovës dhe pjesëtarët e KFOR-it kanë shtuar praninë, ndërkohë që serbët në Zveçan kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të Policisë.

Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

https://kosovapress.com/admin/kfor-shperndan-protestuesit-ne-zvecan-digjet-nje-automjet/
https://kosovapress.com/admin/vetura-e-djegur-eshte-e-policise-se-kosoves-degjohen-te-shtena-armesh-ne-zvecan/
https://kosovapress.com/admin/deklarohen-kryetaret-e-zvecanit-dhe-zubin-potokut-kerkojme-kthimin-e-normalitetit-duam-te-qeverisim-lirshem/
https://kosovapress.com/admin/von-cramon-qeveria-e-kosoves-po-rrezikon-shume-dialogu-i-brendshem-eshte-zgjidhja/
https://kosovapress.com/admin/hovenier-gjendja-ne-veri-eshte-shqetesuese-nevojitet-de-eskalim-i-situates/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024