Bislimi kërkon ndihmën e Çekisë për liberalizimin e vizave

Bislimi kërkon ndihmën e Çekisë për liberalizimin e vizave

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka takuar sot zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Martin Dvorak, me të cilin ka diskutuar mbi progresin e Kosovës dhe prioritetet ndaj agjendës evropiane.


“Liberalizimi i vizave dhe aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës kërkojnë mbështetje të gjerë për t’u përfunduar suksesshëm si proces, në koordinim dhe me angazhimin e plotë të Qeverisë”, ka thënë Bislimi.

Ai gjithashtu ka kërkuar mbështetjen e Çekisë si kryesuese e ardhshme e Presidencës së BE-së ndaj aspiratave të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Lexo edhe

Video