Bislimi jashtë listës, tregon arsyet
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Bislimi jashtë listës, tregon arsyet
21 orë më parë
Linku u kopjua

Numri dy i Qeverisë së Kosovës Besnik Bislimi nuk është pjesë e garës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje më 9 shkurt 2025.

Ai nuk u përfshi në listën prej 110 kandidatëve, të cilën kjo parti e publikoi në mesnatën e kaluar, një minutë para skadimit të afatit shtesë nga KQZ-ja.

VV dorëzon listën me kandidatë, këta janë emrat • KosovaPress

Bislimi ka treguar në Facebook arsyet e mos përfshirjes në garën për Kuvendin e ri të Kosovës.

“Për t'i dhënë fund manipulimeve të shpërndara qe nga mbrëmë, njoftoj të gjithë se shefi i shtabit, rrjedhimisht, nuk do të duhej të jetë pjesë e listës. Kështu ka qenë edhe në vitin 2017, edhe më 2019 dhe më 2021, e do jetë përsëri tash në 2024. Rezultati i tri zgjedhjeve të fundit, tregon që kjo ka qenë strategjia e duhur”.

Kosova për herë të parë do të mbajë zgjedhjet e rregullta pas përfundimit të mandatit katërvjeçar të Qeverisë Kurti 2. Ndërsa Qeveria Kurti 1 do të mbahet mend si më e shkurta duke rënë në mesin e pandemisë COVID-19, pas 50 ditë qeverisjeje me LDK-në, e cila u tërhoq nga koalicioni.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024