Bislimi: BE nuk paraqiti asgjë, këmbëngulën për të akomoduar kërkesën e Serbisë

Bislimi: BE nuk paraqiti asgjë, këmbëngulën për të akomoduar kërkesën e Serbisë

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi deklaroi se Bashkimi Evropian dhe Serbia nuk paraqitën asgjë në tavolinë gjatë ditës së djeshme, përveç se këmbëngulën për të akomoduar kërkesat e kësaj të fundit.

Pas takimit të djeshëm në Bruksel, ai ka shkruar se çdo raportim alternativ është shtrembërim i qartë dhe i qëllimshëm i së vërtetës.


Kryenegociatori i Kosovës ka shkruar se të enjten vetëm Kosova ka prezantuar një draft, siç e quajti ai, substancial dhe gjithëpërfshirës.

Drafti i fundit i të dërguarit special të BE-sē për sekuencimin e zbatimit të Marrëveshjes Bazike, u nda me kryenegociatorin e Kosovës më 19 korrik. Ofronte një modifikim margjinal në krahasim me draftin e mëparshëm. Në takimin e nivelit të lartë me 14 shtator në Bruksel, vetëm kryeministri i Kosovës prezantoi një draft substancial dhe gjithëpërfshirës. BE-ja dhe Serbia nuk paraqitën asgjë, por këmbëngulën për të akomoduar kërkesën e Serbisë për t’u fokusuar vetëm në AKSHS. Çdo raportim alternativ është një shtrembërim i qartë dhe i qëllimshëm i së vërtetës”, ka shkruar Bislimi.

Të enjten është zhvilluar raundi i radhës i bisedimeve për normalizim në mes të Kosovës dhe Serbisë, takim i cili ka përfunduar pa pajtim në mes të palëve.

Lexo edhe

Video