“Bini flini...”, Munishi reagon ashpër pas eliminimit të Ballkanit
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ballkani është eliminuar nga Liga e Kampionëve pasi ka pësuar disfatë me rezultat të përgjithshëm 4-2 pas dy ndeshjeve përballë Ludogoretsit.

Si rezultat i kësaj, kampioni i Kosovës do të luajë tani në Ligën e Konferencës, por pak minuta pas përfundimit të ndeshjes, ish-trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka bërë një reagim të ashpër në Facebook, por edhe mjaftë interesant.

“Veç ja keni dëgjuar zërin futbollit. Gazetar, analistë, stratega, etj. Bini flini se na keni lodhë. Edhe si i pash do baksuza që kanë shkuar ne Bullgari u bëra shume skeptik për ecurinë”, ka shkruar Munishi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025