Bilanci i zi me viktima nga COVID-19, Hoxhaj: Qeveria ka hequr dorë nga përgjegjësia e saj

Bilanci i zi me viktima nga COVID-19, Hoxhaj: Qeveria ka hequr dorë nga përgjegjësia e saj

Ish-kryetari në detyrë i PDK-së Enver Hoxhaj, ka reaguar pas numrit të madh të vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë, dhe për këtë ka thënë se jeta e qytetarit u vu në rrezik për shkak të një menaxhimi e strategjie jo fisnike, arrogante, hipokrizie dhe mashtruese.

Hoxhaj në një status në Facebook ka shkruar se menaxhimi i pandemisë ishte peng i strategjisë elektorale, këtë e dëshmon sot numri tronditës i viktimave nga koronavirusi.

Ai ka shtuar se për shumë javë qytetarët nuk mund të merrnin vaksina, nuk kishte vaksina në dispozicion, asnjë termin dhe as ndonjë fushatë për vaksinim.

“Dikush duhet të mbajë përgjegjësi pse situata u injorua dhe eskaloi”, ka shkruar Hoxhaj. 

36 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e koronavirusit. 11 viktima bënin pjesë në grup-moshën 60-69 vjeç, tetë ishin të grup-moshës 80 vjeç e sipër, nëntë në atë 70-79 vjeç, tri viktima të grup-moshës 50-59 dhe atë 30-39 vjeç, një viktimë i përkiste grup-moshës 40-49 vjeç dhe një viktimë ishte e grup-moshës 20-29 vjeç.

Sipas të dhënave, që prej 13 marsit 2020 e deri më 29 gusht 2021, Kosova ka regjistruar 142.671 raste me koronavirus dhe 2.457 viktima.


Statusi i plotë:

Se menaxhimi i pandemisë ishte peng i strategjisë elektorale, këtë e dëshmon sot numri tronditës i viktimave nga COVID-19! 

Jeta e qytetarit u vu në rrezik për shkak të një menaxhimi e strategjie jo fisnike, arrogante, hipokrizie dhe mashtruese!

Për shumë javë qytetarët nuk mund të merrnin vaksina, nuk kishte vaksina në dispozicion, asnjë termin dhe as ndonjë fushatë për vaksinim. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi pse situata u injorua dhe eskaloi.

Qeveria e Kosovës ka hequr dorë nga përgjegjësia e saj. Ajo i ka lënë qytetarët dhe bizneset të luftojnë të vetëm pandeminë. 

Sot, të gjithë duhet të kujdesen për veten, familjen dhe komunitetin, si dhe të vaksinohen. Përgjigjja e vetme është vaksinimi dhe kujdesi për veten. 

Qeveria dhe presidentja po mendojnë për zgjedhjet lokale, jo për të humburit e jetës dhe ata që rrezikohen nga paaftësia dhe dështimi i tyre sot.

Lexo edhe

Video

error: