Big Mama flet për babanë: Kur nuk e ke, është shumë keq…

Big Mama flet për babanë: Kur nuk e ke, është shumë keq…

Big Mama është pjesë e jurisë së rubrikës “Vajzat me kordele” në E diell.

Ajo u prek kur dëgjoi historinë e njërës prej konkurrenteve dhe tregoi se është shumë keq kur nuk e ka babanë, ndaj theksoi se duhet të lumturohet kur e di që janë pranë.


Nga ana tjetër, theksoi se njerëzit ndahen në të mirë e të këqij, ndaj sugjeroi që ata të ndjekë ëndrrën.

“Edhe unë kam qenë një vajzë shumë e lidhur me babanë. Kur nuk e ke babanë, është shumë më keq. Alesia tha se je këmbëngulëse, e fortë, nuk ka njeri që të shkel, ashtu dukem edhe unë por në brendi jemi të gjithë me halle dhe ndryshe. Për mua nuk ka as nacionalitet, as fe, as ngjyrë por dy lloje të njerëzve, të mirë e të këqij. Për mua mundohu të bëhesh njeri i mirë dhe ndiqe ëndrrën tënde se ke shumë ambicie”, tha Big Mama.

Ndryshe, babai i Big Mama, Adi Kasami ka ndërruar jetë në nëntor 2019. /tch

Lexo edhe

Video