Bie numri i të hospitalizuarve me Covid 19 në Kosovë

Bie numri i të hospitalizuarve me Covid 19 në Kosovë

18 pacientë të konfirmuar me COVID-19 aktualisht janë të shtrirë nëpër klinika e spitale në të gjithë Kosovën.

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Klinikën e Pediatrisë vetëm një fëmijë  i infektuar me koronavirus po merr trajtim.

Sipas raportit të punës për datën 24 gusht 2022, në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 18 pacientë të konfirmuar me COVID-19.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve:

Klinika Infektive, 4 pacientë + 1 në Mjekimin Intensiv


Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

Spitali i Gjakovës, 6

Spitali i Prizrenit, 2

Spitali i Pejës, 2

Spitali i Gjilanit, 4

Lexo edhe

Video