Bie numri i rusëve që po ikin në Finlandë pas kufizimit të vendosur

Bie numri i rusëve që po ikin në Finlandë pas kufizimit të vendosur

Numri i shtetasve rusë që hyjnë në Finlandë ka rënë ndjeshëm që nga hyrja në fuqi e kufizimeve të reja finlandeze, tha sot shërbimi kufitar, i cili është përballur me fluksin e rusëve ditët e fundit për shkak të mobilizimit të ushtrisë.

Finlanda mbylli kufirin për rusët me viza turistike evropiane të enjten në mbrëmje, kështu që të premten, 1.688 rusë hynë në Finlandë, që është tri herë më pak se para vendosjes së kufizimeve.


“Numri i hyrjeve ka rënë ndjeshëm që nga hyrja në fuqi e kufizimeve,” tha shërbimi kufitar finlandez në Twitter.

Ndryshe, 7.000 deri 8.000 rusë hynë në Finlandë çdo ditë që kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi mobilizim të pjesshëm disa ditë më parë.

Shumë rusë, të moshës ushtarake, filluan të ikin jashtë vendit.

Lexo edhe

Video