Bie numri i rasteve aktive me Covid-19, rritet numri i të shëruarve

Bie numri i rasteve aktive me Covid-19, rritet numri i të shëruarve

Ditëve të fundit në Kosovë kanë shënuar rënie rastet me COVID19. Kështu gjatë ditës së mërkurë, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 532 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 69 raste pozitive.


Që nga marsi kur edhe u shënuan dy rastet e para me COVID-19, numri total i rasteve pozitive është 14.446 raste nga 56.045 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 581 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 107 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.033 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.832.

Lexo edhe

Video