Bie çmimi i naftës, 4 centë më lirë

Bie çmimi i naftës, 4 centë më lirë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë vendim që në 24 orët e ardhshme çmimi maksimal i naftës të jetë 1.79 euro për litër.

Sipas njoftimit të MINT-it vërehet se çmimi maksimal i benzinës mbetet i pandryshuar, 1.76 euro për litër.


I pandryshuar ka mbetur edhe çmimi maksimal i lejuar i produktit gas, 0.78 euro për litër.

Kjo çmimore vlen 24 orë.

Gjatë fundjavës, çmimi maksimal i lejuar për dizel ishte 1.83 euro për litër, ndërsa për benzinë 1.76 euro për litër.

Lexo edhe

Video