Bie besimi i rusëve për Putin, niveli më i ulët që nga viti 2017

Bie besimi i rusëve për Putin, niveli më i ulët që nga viti 2017

Besimi i rusëve për presidentin Vladimir Putin pësoi një rënie të ndjeshme gjatë muajit korrik, ndërsa dhjetëra mijëra protestues dolën në rrugë në protestat kundër Kremlinit në Lindjen e Largët, sipas sondazhit të publikuar nga Levada Center.

Vetëm 23% e të anketuarve vlerësuan Putinin kur u pyetën se cilit politikan i besojnë më shumë, tha të mërkurën Qendra Levada.

Kjo shifër është më pak se gjysma e asaj që ishte në nëntor 2017, kur 59% e të anketuarve rus e emëruan Putinin si politikanin të cilit i besojnë më shumë, dhe tre pikë përqindje më të ulët se sa ishte muajin e kaluar, raporton Ora News.

Vlerësimi i miratimit të Putinit mbeti i qëndrueshëm në 60%.


Sipas rezultateve të publikuara rishtazi nga Levada Center, vetëm 23 për qind e të anketuarve e vlerësuar Putinin kur u pyetën se cilit politikan i besojnë më shumë.

Kjo shifër është më pak se gjysma e asaj që ishte në muajin nëntor të vitit 2017, kur 59 për qind e të anketuarve rus e emëruan Putinin si politikanin të cilit i besojnë më shumë dhe 3 pikë përqindje më të ulët se sa ishte muajin e kaluar, shkruan The Moscow Times.

Levada zhvilloi sondazhin e saj me 1.617 të anketuar rusë midis periudhës 24-25 korrikut.

Protestat masive në rajonin e Lindjes së Largët të Khabarovsk shpërthyen këtë muaj pas arrestimit të guvernatorit të saj popullor Sergei Furgal dhe zëvendësimin e tij me një ligjvënës të emëruar nga Putin nga një rajon i jashtëm.

Në një sondazh tjetër të lëshuar këtë javë, Levada Center tha se gati gjysma e rusëve miratojnë protestat kundër Kremlinit në Khabarovsk.

Lexo edhe

Video