Biden: USAID e organizata të tjera ta ndihmojnë Afganistanin

Biden: USAID e organizata të tjera ta ndihmojnë Afganistanin

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka udhëzuar USAID-in dhe organizatat e tjera federale amerikane që të vlerësojnë mënyrat se si mund të ndihmojnë ata që janë prekur më shumë nga tërmeti në Afganistan, tha këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan.


“Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë mbështetjen tonë për nevojat e popullit afgan. Ne do të jemi me të gjatë dhe pas kësaj tragjedie të tmerrshme”, tha Sullivan në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

Një tërmet i fortë që goditi mbrëmë rajonin malor, rural të Afganistanit lindor, pranë kufirit me Pakistanin, ka lënë të vdekur të paktën 1.000 njerëz.

Lexo edhe

Video