Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Biden: Trupat amerikane largohen nga Afganistani deri më 11 shtator

Biden: Trupat amerikane largohen nga Afganistani deri më 11 shtator

​Qeveria e presidentit Joe Biden njoftoi sot se të gjitha trupat amerikane do të largohen nga Afganistani “pa kushte” deri më 11 shtator, në 20 vjetorin e sulmeve terroriste të vitit 2001 në SHBA.

“Ne do të fillojmë një tërheqje të rregullt të forcave të mbetura përpara 1 majit dhe planifikojmë të kemi të gjitha trupat amerikane jashtë vendit para 20 vjetorit të 9/11-s”, tha një zyrtar amerikan për gazetarët, duke siguruar që ky largim do të “koordinohej” njëkohësisht me atë të forcave të tjera të NATO-s, raporton ATSh.


Presidenti amerikan tashmë kishte paralajmëruar se do të ishte “e vështirë” të përmbushej afati i caktuar për tërheqje më 1 maj, sipas marrëveshjes së përfunduar nga paraardhësi i tij, Donald Trump, me talebanët.

Vendimi i tij për të shtyrë largimin me katër muaj përkon me njoftimin e një konference paqësore të nivelit të lartë për Afganistanin nga 24 prill deri më 4 Maj në Stamboll, e bashkorganizuar nga Turqia, Katari dhe Kombet e Bashkuara./

Lexo edhe

Video

error: