Biden: Shtetet e Bashkuara nuk kanë partner më të ngushtë se Australia

Biden: Shtetet e Bashkuara nuk kanë partner më të ngushtë se Australia

Presidenti i SHBA-së Joseph Biden dhe kryeministri australian Scott Morrison përshëndetën paktin e tyre të përbashkët AUCUS gjatë bisedimeve sot, përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

“Shtetet e Bashkuara nuk kanë një aleat më të afërt dhe më të besueshëm se Australia”, tha Biden pasi Uashingtoni njoftoi javën e kaluar se do t’i siguronte Canberra teknologjinë që mund të përdorte për ndërtimin e nëndetëseve bërthamore, raportoi Reuters.


Morrison tha se partneriteti i tyre ka të bëjë me aleatët aziatikë dhe evropianë.

Pakti i Sigurisë AUCUS u nënshkrua më 15 shtator nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Australia.

Lexo edhe

Video