Biden shpreh shqetësim mbi aktivitetet e Kinës pranë Tajvanit

Biden shpreh shqetësim mbi aktivitetet e Kinës pranë Tajvanit

Presidenti i SHBA-së Joe Biden deklaroi sot se nuk shqetësohet për Tajvanin, por  është i shqetësuar për aktivitetet kineze në rajonin aziatik, pasi kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan Nancy Pelosi qëndroi për vizitë në Tajpei.


“Jam i shqetësuar se po lëvizin po aq sa po lëvizin. Por nuk besoj se ata do të bëjnë asgjë më shumë sesa kanë bërë deri më tani”, tha Biden duke iu referuar stërvitjeve të ushtrisë kineze javën e kaluar në ngushticën e Tajvanit.

Pas përfundimit të djeshëm të stërvitjeve ushtarake në shkallë të gjerë rreth Tajvanit me përdorimin e municionit të vërtetë, ushtria kineze njoftoi se po fillon stërvitje të reja në det dhe qiell rreth atij ishulli.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.