Biden: SHBA do të sigurojë që Ukraina të mbrohet tani dhe në të ardhmen
Bota
Lexohet për: 3 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe homologu i tij ukrainas Volodomyr Zelensky nënshkruan një marrëveshjeje dypalëshe të sigurisë, në margjinat e samitit të Grupit 7 në Itali të enjten, më 13 qershor.

Marrëveshja përcakton një rrugë për marrëdhëniet afatgjatë të sigurisë së SHBA-së me Kievin, por gjithashtu mund të zhbëhet nga administratat e ardhshme amerikane, sipas zyrtarëve të lartë amerikanë.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, Biden tha se SHBA dhe vendet e tjera nënshkruan marrëveshje sigurie në mënyrë që Ukraina të mund të mbrohet tani dhe të pengojë sulmet e mundshme në të ardhmen.

"Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë për të siguruar që Ukraina mund t'i bëjë të dyja, jo duke dërguar trupa amerikane për të luftuar në Ukrainë, por duke ofruar armë dhe municione, duke zgjeruar shkëmbimin e inteligjencës" dhe duke trajnuar trupat ukrainase, mes përpjekjeve të tjera, tha Biden.

Marrëveshja vjen pas muajsh negociatash midis SHBA-së dhe Ukrainës dhe pritet të angazhojë SHBA-në për 10 vjet për trajnimin e vazhdueshëm të forcave të armatosura të Ukrainës, më shumë bashkëpunim në prodhimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake, ofrimin e vazhdueshëm të ndihmës ushtarake dhe ndarjen më të madhe të inteligjencës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje Grupit 7 që të hartojnë një plan të qartë për rimëkëmbjen e Ukrainës pas luftës.

“Ne kemi nevojë për një plan të qartë për rimëkëmbjen, i ngjashëm me Planin Marshall për Evropën pas luftës”, tha Zelensky, duke iu referuar planit historik midis SHBA-së dhe Evropës që ndihmoi në rindërtimin e kontinentit të shkatërruar pas Luftës së Dytë Botërore.

“Miq, le të hartojmë së bashku një plan të tillë rimëkëmbjeje dhe ta konfirmojmë me një deklaratë të përbashkët G7 plus – një deklaratë rimëkëmbjeje”, tha ai.

Presidenti ukrainas i bëri thirrje grupit të binte dakord për një plan rimëkëmbjeje "në kohë për samitin e NATO-s në Uashington", i cili do të zhvillohet në fillim të korrikut.

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s pritet të finalizojnë një marrëveshje të premten që do t'i japë Aleancës kontroll më të madh mbi ndihmën e sigurisë dhe trajnimin për ushtrinë e Ukrainës.

Disa zyrtarë thonë se marrëveshja ka për qëllim t'i japë Evropës një përgjegjësi më të madhe mbi ndihmën në mes të pasigurisë mbi rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA këtë vjeshtë. /CNN

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
30
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024