Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Biden president, vjen urimi i Kurtit

Biden president, vjen urimi i Kurtit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka përgëzuar Joe Biden me rastin e marrjes zyrtare të detyrës si president i ri i SHBA-së.

Ai në një letër drejtuar Biden ka përcjellë përgëzimet e tij për detyrën e re, duke thënë se do t’i ndjekin udhëzimet e tij përballë sfidave të përbashkëta.


“Ndërsa ndërmerrni hapa në shtëpi për të kapërcyer ndarjet dhe për të shëruar kombin tuaj, kështu aleatët tuaj do të shikojnë drejtimin dhe udhëzimin tuaj ndërsa ne përballemi me sfidat tona të përbashkëta,” ka thënë Kurti.

Ai ndër tjerash ka theksuar se Kosova dhe SHBA kanë marrëdhënie speciale, një lidhje e krijuar në kohë të vështira, në të cilat Biden i doli në ndihmë vendit tonë dhe jo vetëm duke e çliruar nga ish-regjimi serb, por edhe duke ndihmuar më arritjen e pavarësisë dhe ndërtimin e demokracisë.

Joe Biden u inaugurua sot si presidenti i 46-të amerikan, pas fitores në zgjedhjet e nëntorit përballë tashmë ish-presidentit Donald Trump.

Lexo edhe

Video

error: