Biden: Fatkeqësi për Rusinë, nëse pushton Ukrainën. Do t’i përgjigjemi ashpër

Biden: Fatkeqësi për Rusinë, nëse pushton Ukrainën. Do t’i përgjigjemi ashpër

Presidenti amerikan Joe Biden është treguar i prerë në qëndrimin ndaj Rusisë. Në një konferencë për shtyp kreu i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar që nëse ndonjë forcë ushtarake ruse lëviz përtej kufirit të Ukrainës, do të ketë një përgjigje të ashpër dhe të bashkuar nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

“Do të jetë një fatkeqësi për Rusinë nëse pushton Ukrainën”, deklaroi Joe Biden, duke paralajmëruar se do të ketë sanksione të rënda dhe humbje njerëzore edhe për Moskën.

Sipas presidentit amerikan rusët kanë një skenar të gjerë agresioni, duke përfshirë sulme kibernetike dhe taktika paraushtarake, për të cilat do të kenë një përgjigje vendimtare.

“Rusët kanë një skenar të gjerë agresioni, duke përfshirë sulme kibernetike dhe taktika paraushtarake, dhe ka pohuar se këto veprime do të kenë një përgjigje vendimtare”, shton Shtëpia e Bardhë.


Gjatë konferencës për shtyp maratonë dy-orëshe, Biden paralajmëroi që Putini do të ndërmerrte disa veprime dhe të pushtonte Ukrainën, por përgjigja amerikane do të varet nga ajo që bën Rusia, theksoi ai.

“Unë mendoj se Putini nuk dëshiron një luftë të plotë, por po teston Perëndimin dhe NATO-n sa më shumë që mundet”,  shtoi Biden.

Presidenti kujtoi se ai kishte dërguar tashmë 600 milionë pajisje të sofistikuara ushtarake në Kiev.

Deklaratat e Presidentit Biden erdhën disa orë pasi sekretari i Shtetit Anthony Blinken, gjatë një vizite në Kiev, akuzoi Rusinë se po planifikon të përforcojë edhe më shumë kufirin, duke shtuar të tjera trupa ushtarake, krahas rreth 100,000 që ka vendosur deri tani. Zoti Blinken sugjeroi se shifra mund të dyfishohet “me një vendim të shpejtë”./A2

Lexo edhe

Video