Biden: E nevojshme një mbrojtje më e fortë evropiane

Biden: E nevojshme një mbrojtje më e fortë evropiane

​Presidenti amerikan, Joe Biden e gjykoi sot të nevojshme që mbrojtja evropiane të jetë më e fortë dhe më efikase, për të kontribuar në sigurinë transatlantike dhe për të përfunduar rolin e NATO-s, në një deklaratë të përbashkët me presidentin francez, Emmanuel Macron.

“SHBA riafirmon se angazhimi i Francës dhe Bashkimit Evropian në rajonin Indo-Paqësor është i një rëndësie strategjike”, thuhet në njoftimin për shtyp, i lëshuar nga të dyja presidencat, raporton ATSh.


Biden dhe Macron zhvilluan një bisedë telefonike këtë pasdite, me kërkesë të kreut të Shtëpisë së Bardhë, gjatë së cilës ata trajtuan krizën diplomatike të nëndetëseve australiane.

Dy krerët e shteteve kanë vendosur të fillojnë një “proces konsultimi”.

Lexo edhe

Video

error: