Biden dëshiron gjysmën e veturave me emetim zero deri 2030

Biden dëshiron gjysmën e veturave me emetim zero deri 2030

Presidenti Joe Biden dëshiron që gjysma e veturave që do të shiten në Shtetet e Bashkuara deri në vitin 2030 të kenë zero emetime, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

Arritja e këtij qëllimi do të zvogëlonte emetimet e dyoksidit të karbonit dhe do të rrisë konkurrencën përballë Kinës, thuhet në një deklaratë të publikuar nga BBC.

Trafiku kontribuoi me 29 për qind të emetimeve të gazit në Shtetet e Bashkuara në vitin 2019.


Shitjet e veturave me emetim zero në Shtetet e Bashkuara kanë mbetur prapa Evropës dhe Kinës.

Tre prodhuesit më të mëdhenj të makinave në SHBA e kanë mirëpritur këtë qëllim, edhe pse nuk është ligjërisht i detyrueshëm.

Temperaturat botërore tashmë janë rritur me 1.2 gradë që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në të gjithë botën nuk bëjnë përpjekje për të zvogëluar emetimet.

Në përgjigje të njoftimit të Biden, Ford, General Motors dhe Stelantis shprehin një “aspiratë të përbashkët” që 40 – 50 për qind të shitjeve të jenë automjete elektrike, duke përfshirë automjete elektrike me bateri, qeliza karburanti dhe automjete hibride plug-in deri në vitin 2030.

Lexo edhe

Video

error: