Biblioteka Kombëtare e Kosovës "Pjetër Bogdani" nga sot ka filluar të ofrojë qasje infrastrukturore për persona me aftësi të kufizuara, me organizatën “HANDIKOS” që ka përuruar hapësirat ku është ofruar qasja.
Tashmë kjo kategori do të ketë mundësi të qaset në zyre, në hapësirat ekspozuese, në amfiteatrin kryesor dhe në dy salla të leximit.
Maliqi theksoi se edhe pse objekti i Bibliotekës Kombëtare është i vjetër, ka mundur të rregullohet kohë më parë në mënyrë që të krijohet ambient i përshtatshëm për të gjitha kategoritë e shoqërisë.
Duke folur për Udhëzimin Administrativ për qasje, Maliqi theksoi po të respektohej me kohë ky udhëzim, sot Kosova do të kishte ambient të qasshëm për të gjithë.
Kurse, Alban Morina nga organizata "Trashëgimia Kulturore pa Kufij" theksoi se në Bibliotekën Kombëtare tanimë është ofruar qasje në hapësirat administrative dhe se ky projekt është financuar nga Ministria e Kulturës.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...