Besnik Tahiri – Qeverisë: Trustit i thatë jo e Ligjin e Pagave e harruat

Besnik Tahiri – Qeverisë: Trustit i thatë jo e Ligjin e Pagave e harruat

Sot në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere u diskutua për Ligjin për tërheqje të 30% të Trustit.

Nisma nuk kaloi për aprovim në komision për shkak të votave të pamjaftueshme, pasi ishin deputetët e Vetëvendosjes, të cilët pamundësuan këtë me votën e tyre kundër këtij ligji.

Pas kësaj, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, përmes profilit të tij në Facebook ka reaguar ashpër duke thënë se Qeveria e Kosovës pasi i tha jo Trustit, me vetëdije po e dërgon vendin në kolaps energjetik me vendime anti-ligjore, ndërkaq Ligji i Pagave është harruar plotësisht. 


Reagimi i plotë:

Trustit i thatë jo, me vetëdije po e dërgoni vendin në kolaps energjetik me vendime antiligjore.

Ligji i Pagave është pluhurosur në sirtarët e zyrave tuaja e qe besa 100 euro ende nuk i dhatë për punëtorët e sektorit privat. Qeveri, kah jeni nis? Kthjelluni!

Lexo edhe

Video