Besnik Tahiri i kërkon Prokurorit të Shtetit të fillojë hetimet ndaj ZRRE-së

Besnik Tahiri i kërkon Prokurorit të Shtetit të fillojë hetimet ndaj ZRRE-së

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri i ka bërë sot thirrje Prokurorit të Shtetit që të fillojë hetimet ndaj ZRRE-së nën dyshimin për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Ai në një postim në Facebook ka akuzuar ZRRE-në se po i diskriminon shqiptarët e Kosovës me shtrenjtimin e rrymës, duke përjashtuar komunat veriore nga kjo ngritje e çmimeve.


“Tentimi i Qeverisë përmes kryesuesit të Bordit të ZRRE-së për të arsyetuar diskriminimin etnik që ZRRE-ja është duke ua bërë shqiptarëve të Kosovës me rastin ngritjes së çmimit të rrymës, duke përjashtuar kështu komunat veriore nga kjo ngritje e çmimeve, është një veprim i ulët, diskriminues dhe me elemente raciste.

Si i tillë duhet të kundërshtohet fuqishëm nga të gjithë spektri politik, shoqëria civile dhe qytetarët e vendit. Gjithashtu, ftoj Prokurorin e Shtetit që pa humbur kohë të fillojnë hetimet ndaj ZRRE-së nën dyshimin për shpërdorim të detyrës zyrtare”, shkruan Tahiri.

Lexo edhe

Video