Besnik Tahiri e Pal Lekaj ia mësyjnë Kuvendit, shpërthejnë akuza e batuta
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Besnik Tahiri e Pal Lekaj ia mësyjnë Kuvendit, shpërthejnë akuza e batuta
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri dhe kolegu i tij Pal Lekaj janë “shfaqur” sonte në seancën maratonike të Kuvendit të Kosovës.

Ai me këtë rast akuzoi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes për puç parlamentar dhe shembje të demokracisë.

“Unë me Palë Lekaj, po vijmë nga Novosella e Gjakovës e jo prej Bradashit. A ia ka mësy dikush Kosovës? Rusia a Kina? Çka jeni duke bërë? Kjo nuk ka asnjë arsye. A jeni duke ditur se çfarë po bëni? Qysh, more, seancë të jashtëzakonshme në pikë të natës pa arsye? Nuk ka luftë. Të sigurt jeni. Dimal Basha shko fli, se ia ka nisur gjumi me të marrë. Ky është puç parlamentar si shumicë, është kontrabandim i ligjeve pa konsultime. Po përfundoj, kaq e kemi”, ka thënë Tahiri.

Kryeparlamentari Konjufca ka bërë shaka duke pritur deputetin Tahiri me fjalët: “Deputeti që çohet në 12 të natës prej Bradashit dhe vjen, kjo është për t’u përshëndetur... A prej atje ke ardhur të na tregosh diçka që e ke shkruar në status në Facebook”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025