Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Besart Dreshaj: Vrella frymon e gjithnjë do të frymojë LDK

Besart Dreshaj: Vrella frymon e gjithnjë do të frymojë LDK

Kandidati për kandidat nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besart Dreshaj ka hyrë fuqishëm në garën zgjedhore të 14 shkurtit.

Ai gjatë ditës së sotme ka qenë pjesë e një tubimi madhështor në Vrellë, prej nga ka marrë mbështetjen e fuqishme për kandidaturën e tij si deputet për Kuvendin e ri të Kosovës.

Dreshaj, i cili ka numrin 37 në listën e LDK-së për zgjedhjet parlamentare, ka thënë se qytetarët e Vrellës edhe një herë dëshmuan se janë besnikë ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin edhe në Studenicë, Kaliqan e Prigodë.


Postimi i plotë në Facebook

Vrella frymon e gjithnjë do të frymojë LDK.

Tubim madhështor në Vrellë. Edhe kësaj radhe, qytetarët e Vrellës, gra e burra, djem e vajza, të rinj e të moshuar, të gjithë pa dallim, dëshmuan se i besojnë LDK-së, i besojnë angazhimit për shtet. Sot Vrella e tha fjalën e vet, që më 14 shkurt, si gjithmonë ajo i mbetet besnik LDK-së.

Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme, Vrellë, Studenicë, Kaliqan e Prigodë.

Bashkë me ju drejt fitores tonë të madhe të 14 Shkurtit. Vrella është vendi ku u vunë themelet e para të LDK, Vrella është nismëtare e frymës së LDK-së dhe shtyllë e kësaj Lidhje vazhdon të mbetet edhe më tej. #NëLDK #Besarti37✅

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: