Kampioni Besa Famgas ka bërë hapin e parë drejt finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll për meshkuj.
Sonte në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa fitoi ndaj Kastriotit me rezultat 41:28.
Ishte kjo gjysmëfinalja e parë e plejofit.
Para ndeshjes është bërë kontrollimi shëndetësor i lojtarëve, si pjesë e masave të task-forcës ndaj COVID-19.
Ekipi pejan ka dominuar ndeshjen dhe vazhdimisht ka pasur epërsi bindëse.
Jupa ishte më efikasi te Besa me 9 gola. Të Kastrioti u dallua Bislimi me 8 gola.
Ndeshja e dytë luhet në mesjavën e ardhshme në Ferizaj.