Bernard Berisha operohet pas lëndimit në krah

Bernard Berisha operohet pas lëndimit në krah

Sulmuesi kosovar Bernard Berisha ka përfunduar me sukses operimin të cilit i ishte nënshtruar, pas një lëndimi të pësuar në krah.

Berisha pësoi lëndim në krah në ndeshjen kundër skuadrës së Arsenal Tula në muajin e kaluar, takim ky në të cilin skuadra e tij shënoi fitore 2:1, përcjell KosovaPress.


Pas operimit, Berisha përmes llogarisë së tij “Facebook” ka treguar që operimi i tij në krah ka përfunduar me sukses.

“Elhamdulillah, operimi përfundoi me sukses. Një falënderim i madh për të gjithë stafin në Villa Stuart Clinic në Romë për përkrahjen e tyre të dashur. Allahu Akbar”, shkruante në postimin e Berishës.

Sulmuesi 29 vjeçar është pjesë e skuadrës ruse Akhmat Grozny, ku në katër ndeshje të sezonit të ri të Premier Ligës së Rusisë, ka regjistruar dy asistime.

Lexo edhe

Video

error: