Nga data 19.11.2022 kompania Prishtinaticket në bashkëpunim me kompaninë GP Aviation kanë filluar me linjën e re të fluturimeve nga Prishtina për Berlin dhe anasjelltas.
Fluturimet do të realizohen njëherë në javë deri me datën 17 dhjetor 2022 çdo të shtunë prej Prishtinës në Berlin.
Nisja në ora 05:30 ndërsa nga Berlini për Prishtinë nisja në orën 08:50.
Pastaj nga data 17 dhjetor 2022 vazhdon plani i ri fluturimeve për festat e fundvitit deri në 5 herë në javë fluturime që lidhin Berlinin me Prishtinën.
Kompania Prishtinaticket është kompani serioze e cila operon në tregun e aviacionit dhe realizon edhe shumë fluturime tjera që lidhin Gjermaninë, Zvicrën, Suedinë me Kosovën.
Gjatë vitit 2021 kompania jonë ka transportuar mbi 177 000 pasagjerë, këtë vit sipas realizimit të fluturimeve deri tani parashihet që numri pasagjerëve për këtë vit do ta kalojë shifrën prej 350 000 pasagjerëve që i kanë besuar kompanisë Prishtinaticket & GP Aviation.
Përveç kësaj linje të re që lidhim Berlinin me Prishtinën kompania jonë vazhdon të realizoj edhe shumë fluturime tjera nga destinacionet :
DÜSSELDORF PRISHTINË – 7x në javë
STUTTGART PRISHTINË – 7x në javë
MÜNCHEN PRISHTINË – 5x në javë
NUREMBERG PRISHTINË – 2x në javë
MÜNSTER PRISHTINË – 2x në javë
BASEL PRISHTINË – 8x në javë
Rezervimet e biletave për destinacionin e ri Berlin- Prishtinë dhe destinacionet tjera bëhen në webfaqen e kompanisë online www.prishtinaticket.net ose në zyrat tona apo nëpërmjet telefonit me shërbimin tonë për klient.
Vlen të theksohet që në çmimet tona gjithmonë është i përfshirë bagazhi prej 20 Kg për person, çanta e dorës deri në 8 Kg dhe mundësia e rezervimit të ulëses në aeroplan pa ndonjë pagesë shtesë.
Numrat kontaktues :
GJERMANI : +49 7621 916 5313
KOSOVË : +383 49 200 286
ZVICËR : +41 61 510 06 86
Metodat e pagesës për blerjen e biletave janë këto :
Pagesa CASH në Aeroportin e Prishtinës, Me CREDIT CARD VISA/MASTER në webfaqen tonë, metoda gjermane KLARNA Sofortüberweisung, metoda e pagesës CASH nëpër 10 000 pika brenda Gjermanisë me ViaCASH Barzahlen, me transfer bankar në llogaritë tona bankare apo edhe nëpër rrjetin e agjensioneve që bashkëpunojnë me kompaninë PRISHTINATICKET.
Për të qenë më të informuar në lidhje me fluturimet tona mund të na ndiqni edhe në mediat sociale :
https://m.facebook.com/prishtinaticketcom/
