Berisha: Situata në Ukrainë duhet të na vetëdijesojë drejt forcimit të institucioneve të sigurisë

Berisha: Situata në Ukrainë duhet të na vetëdijesojë drejt forcimit të institucioneve të sigurisë

Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sa më parë të dërgojë në Kuvend ligjin për fondin për mbrojtjen e Kosovës dhe të hartojë strategjinë nacionale të sigurisë. Duke folur për zhvillimet në Ukrainë, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se situata atje duhet të vetëdijesojë Kuvendin drejt forcimit të institucioneve të sigurisë.

Në seancën e kuvendit të Kosovës, Berisha ka dënuar sulmin ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

“Kërkoj nga Qeveria e Kosovës që menjëherë të bjerë në parlament ligjin fondin për ushtrinë, do të thotë ligjin për fondin për mbrojtjen e Kosovës si dhe të përshpejtohet dhe të bëhet strategjia nacionale e sigurisë”, ka thënë Berisha.


Ai ka thënë se bota demokratike duhet të reagojë fuqishëm para se të ndodh katastrofa humanitare në Ukrainë.

“Bota demokratike në krye me ShBA dhe të reagojë fuqishëm para se të ndodh katastrofa humanitare. Ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës për më shumë ky akt duhet të na vetdijësojë neve si Kuvend e deputetë për të forcuar dhe mbështetur institucionet tona të sigurisë. Nuk ka shtet pa ushtri sikurse nuk ka ekonomi dhe prosperitet pa siguri”, ka thënë deputeti i AAK-së.

Rusia ka filluar pushtimin e Ukrainës ku mëngjesin e sotëm kanë nisur sulmet ushtarake në disa qytete.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] Berisha: Situata në Ukrainë duhet të na vetëdijesojë drejt forcimit të institucioneve të sigu…Rusia sulmon UkrainënKonjufca: Kuvendi i Kosovës e dënon ashpër agresionin ushtarak të Rusisë kundër UkrainëKurti flet për luftën në Ukrainë: Sot është ditë tragjike për Evropën dhe jo vetëmPresidenti amerikan: Bota do të kërkojë llogari nga Rusia […]

Komentet janë të mbyllura.