Berisha: Porti i Durrësit mega-aferë korruptive

Berisha: Porti i Durrësit mega-aferë korruptive

Kryetari i Partisë Demokratike zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e thirrur më 6 dhjetor, në të njëjtën ditë me mbajtjen në Tiranë të samitit të BE-Ballkani Perëndimor.

Berisha u ka bërë thirrje nxënësve dhe studentëve që të mos marrin pjesë në procesin mësimor të martën e 6 dhjetorit, por të protestojnë për të ardhmen e tyre evropiane e cila sot sipas Berishës është më në rrezik se kurrë.

“Është e martë ditë pune, ora 12:00 por sakrifica ja vlen. Kam besim se do jeni të pranishëm. Ftoj nxënësit e shkollave atë ditë t’ia kushtojnë të ardhmes së tyre evropiane, ftoj studentët mbarë vendit të mblidhen në Tiranë. Është një rast unik i papërsërishtshëm që ne të shprehim mbështetjen tonë të fuqishme për vlerat evropianë që janë në rrezik në Shqipëri. Vasali i Vuçiç sillet si fantazmë.


Në Tiranë, për ti dhënë fund këtij projekti përçarës që riktheu luftën e ftohtë në Ballkan, zbarkon këtu lidershipi i Evropës me flamurin e Procesit të Berlinit. Vijnë 6 vendet e BP, për të varrosur projektin serbo-rus të BP kaq shumë të reklamuar nga vasali i Vuçiç dhe Putinit, Edi Rama. Ai prej muajsh po bën në çdo samit avokatin e Rusisë së vogël. Serbia është vlerësuar si Rusi e vogël, por kurrë ndonjëherë në histori, Serbia nuk ka dëshmuar më shumë se sot se është Rusi e vogël në Ballkan duke mos respektuar sanksionet e vendosur nga NATO DHE BE ndaj Rusisë duke ushtruar në një prapavijë të rrezikshme për Ballkanin të Rusisë së Putinit. Edi Rama ka bërë haptazi avokatinë e Rusisë së vogël, ka justifikuar, ka kërkuar të mirëkuptohet pse Serbia nuk respekton sanksionet. De facto ka justifikuar politikën e Putinit ndaj Serbisë.  Me samitin në Tiranë merr një përgjigje fatale, shkatërrimtare vasaliteti i tij ndaj Beogradit dhe indirekt ndaj Rusisë me aleancën trilaterale Beograd-Shkup-Prishtinë”, tha Berisha.

Më tej ndalur te miratimi në Kuvend i projektit të Portit të Durrësit, Berisha theksoi se është një shkelje flagrante e Kushtetutës dhe marrëveshjes së stabilizim-asociimit.  Sipas tij, Durrësi do shndërrohet në simbolin e një mega-lavatriçeje të tmerrshme. Për Berishën, përfituesit e këtij projekti të cilin ai e cilëson si mega-aferë korruptive, përfiton Rama, vëllai i tij Olsi Rama dhe klani i Kryeministrit. Berisha hodhi dyshime se Arben Ahmetaj është larguar nga pozicioni i zv.kryeministrit se nuk ka pranuar të firmoste këtë marrëveshje.

“Parlamenti vazhdoi punimet deri në 03:15 të natës. Për një parlament serioz kjo sigurisht ndodh, por ajo që ndodhi mbrëmë në Parlament, konstatoi solidaritetin në krim të pseudo-mazhorancës socialiste. Solidraiteti në një krim të paprecedentë që kryhet duke noterizuar me votën e tyre me papërgjegjësi absolute, grabitjen e Portit të Durrësit nga Rama dhe klani i tij. Cila është historia e këtij procesi, plaçkitja më gjigande që i është bërë një populli. Historia është se gradualisht emar shet 100% të aksioneve. E faktuar. Kush i bleu aksionet?  Sot dihet që një pjesë e tyre i ka mbajtur Alabbar, një miliarder arab, por 60% nuk dihet kush i ka. Rama nuk thotë emrat se është vetë me vëllaun dhe klientelën e tij. Pas firmosjes së marrëveshjes ekonomike e cila nuk firmoset kurrë nga kryeministri, ndofta Ahmetaj nuk ka pranuar ta firmosë, nuk mund të them. Ccfarë ka marrëveshja? Shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën, marrëveshjen e stabilizim asociimit të Shqipërisë”, deklaroi Berisha./rtsh

Lexo edhe

Video