Berisha: Mund të ketë rishikim të masave kundërCOVID brenda javës

Berisha: Mund të ketë rishikim të masave kundërCOVID brenda javës

Zëvendësministri i Shëndetësisë (MSH), Arsim Berisha, ka deklaruar se mund të ketë rishikim të masave antiCOVID në ditët në vijim.

Berisha theksoi se këto janë masa të përkohshme, që sipas tij, çdo ditë merren të dhënat nga komiteti këshillëdhënës për përmirësimin e tyre, apo cilat kanë dhënë efekt pozitiv apo negativ.


“Nuk mund ta them saktë cila masë do të ndryshohet, por do të ketë rishikim të këtyre masave. Këto janë vendosur në një afat dyjavor, por nuk do të thotë se nuk mund të ndërrohen brenda javës”, u shpreh Berisha në Klan Kosova.

Qeveria e Kosovës më 21 janar ka vendosur masa shtesë mbrojtëse kundër COVID-19. Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00. Ndërkaq shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:00.

Masat e reja antiCOVID është paraparë të zbatohen deri më 4 shkurt 2022. 

Lexo edhe

Video