Berisha: LVV ka kopjuar programin e PDK-së

Berisha: LVV ka kopjuar programin e PDK-së

Ish-kandidati i PDK-së për deputet Hisen Berisha ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka kopjuar të gjitha kriteret e partisë që ai i takon.

Ai beson se LVV nuk ka program të saj dhe se e njëjta ka kopjuar programin e PDK-së të vitit 2019, duke i bërë kauza të saj.

“Në zgjedhjet e 2019-së ne kemi vendosur disa kritere të cilat i përjashtojnë nga listat zgjedhore dhe institucionet personat që kanë pasur preceden penal. Ndërsa tani partia që sot është në qeverisje të gjitha këto kritere tonat, si hetimin e privatizimit e shumë të tjera i mori dhe i bëri kauzë të veten në zgjedhje. LVV e ka kopjuar programin e PDK-së, sepse ajo nuk ka pasur program”, tha ai në Prime Time në Kanal 10.


Ish-komandanti i Koshares ka folur edhe për zhvillimet në PDK pas zgjedhjes së kryetarit të ri.

Ai tha PDK duhet të hapet ndaj shoqërisë civile dhe ndaj organizatave profesionale, si dhe të krijojë hapësira për gjenerata të reja.

Po ashtu Berisha tha se PDK-ja do të fuqizohet dhe do të arrijë të rikthehet aty ku ka qenë më herët.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.