Berisha-Kurtit: Propaganda iu ka shërbyer liderëve komunistë, por ti nuk e ki atë fat
Lexohet për: 2 min.
HIsen Berisha
2 vite më parë
Linku u kopjua

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka ftuar Qeverinë e Kosovës të mos bëjë marrëveshje të dëmshme për vendin me Serbinë.

Sipas tij, propaganda iu ka shërbye liderëve komunistë të qëndrojnë gjatë në pushtet, por sipas Berishës këtë fat nuk e ka Kurti.

“Propaganda iu ka shërbyer liderëve komunistë dhe kanë qëndruar shumë gjatë në pushtet falënderuar asaj propagande që është mbështetur edhe nga dhuna, por ti nuk e ki atë fat, sepse populli i ka 20 vjet që po jeton në vlerat e lirisë dhe tani i kemi disa gjenerata që nuk i besojnë shumë gjatë propagandave dhe mashtrimit. Kryeministri, më lehtë e ka pasur t’i shtyjë proceset që ishin në përmbyllje e sipër deri në fund sesa t’i ktheni prapa e t’i prishni siç e keni bërë për faqe të zezë, andaj merr iniciativën dhe kryej edhe ato pak punë që kanë mbetur për ta bërë Kosovën një shtet të zhvilluar dhe demokratik. Mbylle dialogun dhe ndaj rrugët me Serbinë, sepse ndryshe nga ti kur ishte në opozitë sot e keni një opozitë shumë konstruktive dhe që po të mbështetë, por mos vazhdo dhe mos pretendoni të bëni marrëveshje të dëmshme për vendin siç janë këto dakordimet e fundit”, u shpreh ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024