Zhvillimet e fundit në veri të vendit ku nga sulmi i bandave serbe mbeti i vrarë Afrim Bunjaku, pjesëtar i Policisë së Kosovës, ka reaguar edhe kryetari i grupit të tifozëve të Kosovës, “Dardanët”, Lul Berisha
Ai ka thënë se është i gatshëm për çdo skenarë që mund të nevojitet për t’i dalë zot Kosovës.
Ky është reagimi i tij i plotë në “Facebook”:
Republika e Kosovës po cenohet nga Serbia përmes strukturave të veta famëkeqe. Fatkeqësisht, edhe një vëlla i yni, rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, humbi jetën në detyrë nga të shtënat e kriminelëve çetnikë në Banjskë të Zveçanit, me ç’rast shprehi ngushëllimet e thella dhe të sinqerta për familjen dhe kolegët e të ndjerit.
Në të tilla ngjarje duhet të tregohemi të matur, por edhe të gatshëm për çdo skenar. Duke nisur prej vetes, jam çdoherë gati që t’i shërbej vendit. Kur Kosova thërret, unë jam aty. Si dikur, si përherë.
Nuk negociojmë me nderin dhe dinjitetin e vendit!
Gjaku i dëshmorëve dhe policëve të Kosovës u bëftë simbol i kujtesës, vetëdijes dhe ndërgjegjes popullore se kush ishim, kush jemi dhe me çfarë pengesash u përballem dhe po përballemi nga disa ardhacakë sllavë të ligë e fashistë.