Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Berisha e quan të çuditshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Berisha e quan të çuditshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha thotë se partia që ai përfaqëson do të garojë e vetme në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Berisha në një intervistë për KosovaPress, thotë se në zgjedhjet që pritet të mbahen brenda 40 ditësh synojnë t’i kenë dy deputetë.

vendimin e Gjykatës Kushtetuese e konsideron vendim të çuditshëm.

“Ne e kemi kapacitetin  tonë që të garojmë vetëm pasi që ne garojmë për vende të garantuara  dhe zakonisht para zgjedhjeve ne nuk bëjmë asnjë koalicion, jemi parti  tek komunitetet goxha serioze dhe  kemi  një elektorat goxha stabil dhe mendoj se i plotësojmë  të gjitha kushtet për të shkuar dhe garuar dhe pretendojmë që partia Liberale Egjiptiane që unë përfaqësoj kësaj radhe do t’i ketë dy deputetë që i bien maksimumin e që na jep sistemi zgjedhor neve”, theksoi ai.


Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Berisha e ka cilësuar si vendim të çuditshëm por që sipas tij ky vendim ka sqaruar edhe situate të tjera.

“Për mua një vendim i çuditshëm  si vendim për shkak se konsideroj se janë tejkaluar pak a shumë  kërkesat e parashtruesit është tejkaluar ka dal  në një situatë tjerë. Megjithatë është vendim i Gjykatës Kushtetuese dhe si institucionalist që jam normalisht e respektoj dhe  mendoj se ata i kanë arsyet e veta, mendoj se kanë sqaruar shumë situatë të tjera kur ne në të ardhmen e dimë dhe e kuptojmë  edhe e dimë se si duhet të veprojmë  për një gjë  është një lloj fatkeqësie në këtë kuptim që me kohë me  institucionet përgjegjëse si KQZ dhe  gjykatat do të duheshin që ta kishin vëmendjen dhe as zotërinë Ethem Arifi të mos e lejonin që të mos kandidonte”,tha ai.

Derisa thotë se nuk do të duhej që vendi në këtë kohë të shkonte në zgjedhje, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha thotë se sistemi politik në Kosovë duhet të ndryshojë.

“Është tepër e palogjikshme që ende pa i bërë një vit  të plotë në funksionalitet po shkojmë në zgjedhje për mua vërtetë në Kosovë është bërë traditë që një vjet ose dy vite maksimumi të qëndroj një qeveri. Mendoj se sistemi politik duhet të ndryshojë dhe ashtu ne nuk e kemi pasur situatën e mirë çështja e presidentit ka qenë pengesë dhe mundësi eventuale që  me shkua në zgjedhje. Mos miratimit të buxhetit e plotë arsye të tjera, megjithatë atë mendoj se  duhet të ulemi dhe të punojmë në një reformë zgjedhor prapë po shkojmë me defektet e njëjta elektorale”, theksoi Berisha.

Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme. Vota e deputetit Etem Arifi ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor.

Lexo edhe

Video

error: