Ministri i Vuçiqit mohon diskriminimin e shqiptarëve në Serbi, del kundër Kongresit amerikan
Lexohet për: 5 min.
Dëgjoje me zë...
Ministri i Vuçiqit mohon diskriminimin e shqiptarëve në Serbi, del kundër Kongresit amerikan
PReshevee
05/02/2026 - 15:01
Linku u kopjua

Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave i Serbisë, Demo Berisha, ka reaguar kundër kërkesës së ligjvënësve amerikanë drejtuar Departamentit të Shtetit për të shqyrtuar akuzat për diskriminim ndaj shqiptarëve në Serbi.

Berisha pretendoi  se gjoja të drejtat e shqiptarëve në Serbi "nuk janë shkelur", duke komentuar kërkesën e ligjvënësve amerikanë drejtuar Departamentit të Shtetit për të shqyrtuar akuzat për diskriminim ndaj tyre në Serbi, shkruan slobodnaevropa, transmeton KosovaPress.

“Askush nuk mund të më bindë se të drejtat e njeriut të bashkëkombësve të mi janë shkelur. Ata nuk duan të punojnë. I kam ftuar pesë herë për takim dhe nuk kanë ardhur”, deklaroi Berisha më 5 shkurt për televizionin proqeveritar Pink, duke ia hedhur fajin vetë shqiptarëve për mungesën e dialogut.

Zgjedhja e Berishës si ministër ka shkaktuar reagime të ashpra nga përfaqësuesit e pakicës shqiptare, të cilët kanë deklaruar se ai nuk i përfaqëson interesat e shqiptarëve, por shërben si instrument i politikave të Beogradit.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës – në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë – prej vitesh ankohen për praktika diskriminuese nga autoritetet serbe, përfshirë pasivizimin e adresave, mungesën e përfaqësimit institucional, vështirësitë në punësim dhe mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe. Këto shqetësime janë mbështetur vazhdimisht edhe nga institucionet e Kosovës.

Më 21 janar, anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan votuan pro një projektligji që i kërkon Sekretarit amerikan të Shtetit të përgatisë një raport gjithëpërfshirës mbi gjendjen e pakicave në Serbi, me fokus të veçantë te shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Projektligji parasheh shqyrtimin e çështjeve si pasivizimi i adresave, kufizimi i përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet publike, diskriminimi në arsim, mosnjohja e diplomave nga Kosova dhe mungesa e librave shkollorë në gjuhën shqipe.

Edhe pse Berisha thotë se pasivizimi i adresave prek edhe komunitete të tjera dhe se shqiptarët “nuk kanë dhënë pëlqim” për tekstet shkollore të ofruara nga Serbia, përfaqësuesit shqiptarë theksojnë se këto praktika kanë çuar në margjinalizim sistematik dhe në shpërnguljen e mijëra shqiptarëve nga rajoni.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë të vitit 2022, në Serbi jetojnë mbi 60 mijë shqiptarë, por mungesa e investimeve, zbatimi i pjesshëm i marrëveshjeve të viteve 2001, 2007 dhe 2013, si dhe pengesat institucionale, kanë detyruar rreth 20 mijë prej tyre të largohen nga Lugina e Preshevës. 

Beogradi i del kundër Kongresit amerikan, ministri i Vuçiqit mohon diskriminimin dhe fajëson shqiptarët

Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave i Serbisë, Demo Berisha, ka reaguar kundër kërkesës së ligjvënësve amerikanë drejtuar Departamentit të Shtetit për të shqyrtuar akuzat për diskriminim ndaj shqiptarëve në Serbi, duke deklaruar se të drejtat e tyre “nuk janë shkelur”.

Duke komentuar iniciativën e Kongresit amerikan, Berisha tha se nuk ekziston asnjë provë që shqiptarët në jug të Serbisë diskriminohen, pavarësisht ankesave të vazhdueshme për pasivizimin e adresave, pamundësinë e punësimit dhe pengesat në arsim, shkruan REL, transmeton KosovaPress.

“Askush nuk mund të më bindë se të drejtat e njeriut të bashkëkombësve të mi janë shkelur. Ata nuk duan të punojnë. I kam ftuar pesë herë për takim dhe nuk kanë ardhur”, deklaroi Berisha më 5 shkurt për televizionin proqeveritar Pink, duke ia hedhur fajin vetë shqiptarëve për mungesën e dialogut.

Zgjedhja e Berishës si ministër ka shkaktuar reagime të ashpra nga përfaqësuesit e pakicës shqiptare, të cilët kanë deklaruar se ai nuk i përfaqëson interesat e shqiptarëve, por shërben si instrument i politikave të Beogradit.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës – në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë – prej vitesh ankohen për praktika diskriminuese nga autoritetet serbe, përfshirë pasivizimin e adresave, mungesën e përfaqësimit institucional, vështirësitë në punësim dhe mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe. Këto shqetësime janë mbështetur vazhdimisht edhe nga institucionet e Kosovës.

Më 21 janar, anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan votuan pro një projektligji që i kërkon Sekretarit amerikan të Shtetit të përgatisë një raport gjithëpërfshirës mbi gjendjen e pakicave në Serbi, me fokus të veçantë te shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Projektligji parasheh shqyrtimin e çështjeve si pasivizimi i adresave, kufizimi i përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet publike, diskriminimi në arsim, mosnjohja e diplomave nga Kosova dhe mungesa e librave shkollorë në gjuhën shqipe.

Edhe pse Berisha thotë se pasivizimi i adresave prek edhe komunitete të tjera dhe se shqiptarët “nuk kanë dhënë pëlqim” për tekstet shkollore të ofruara nga Serbia, përfaqësuesit shqiptarë theksojnë se këto praktika kanë çuar në margjinalizim sistematik dhe në shpërnguljen e mijëra shqiptarëve nga rajoni.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë të vitit 2022, në Serbi jetojnë mbi 60 mijë shqiptarë, por mungesa e investimeve, zbatimi i pjesshëm i marrëveshjeve të viteve 2001, 2007 dhe 2013, si dhe pengesat institucionale, kanë detyruar rreth 20 mijë prej tyre të largohen nga Lugina e Preshevës. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026