Benzema shpallet fajtor për skandalin ndaj Valbuenas

Benzema shpallet fajtor për skandalin ndaj Valbuenas

Sulmuesi i Kombëtares së Francës dhe i gjigandit spanjoll Real Madrid Karim Benzema është shpallur fajtor pasi që kishte shantazhuar bashkëkombësin e tij Mathieu Valbuena.

Pas seancës në gjykatë, Benzema është dënuar nga gjykatësi me një vit burgim e po ashtu me një gjobë prej 75,000 eurosh, përcjell KosovaPress.


Benzema ishte njëri nga pesë personat që ishin në seancë gjyqësore muajin e kaluar të cilët u munduan që ta shantazhojnë francezin Mathieu Valbuena me një video në të cilën ky i fundit shihet duke pasur marrëdhënie seksuale.

Në kohën kur kishte ndodhur ky skandal, ishte i befasishëm për të gjithë komunitetin e futbollit francez, ku të dy lojtarët në fjalë kishin humbur vendet e tyre në Kombëtaren e Francës.

Lexo edhe

Video