Benzema mungon në “El Clasico” kundër Barcelonës

Benzema mungon në “El Clasico” kundër Barcelonës

Sulmuesi i Real Madridit Karim Benzema nuk mund të rikuperohej në kohë për seancën stërvitore të sotme, dhe do të mungojë në “El Clasicon” e nesërme kundër Barcelonës, për shkak të një lëndimi në kofshë që e pësoi në ndeshjen kundër Mallorcas.

Benzema e lëndoi vetën e tij duke shënuar golin e tretë të Realit, ndërsa edhe pse lëndimi i tij nuk ishte shumë serioz, ai nuk ndihej shumë mirë për tu rikthyer në skuadër, përcjell KosovaPress.


Sulmuesi francez do të qëndrojë në Madrid gjatë ndeshjeve me kombëtare, për të vazhduar rikuperimin për të qenë i gatshëm për ndeshjen kundër Celta Vigos.

Po ashtu, Reali do të përballet me Chelsean në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve pas ndeshjes kundër Celta Vigos, kështu që Benzema kishte shprehur dëshirën për të qëndruar në kampin madrilen që të vazhdojë rikuperimin e tij.

Lexo edhe

Video