Benzema me statistikat më të mira në Top 5 ligat evropiane

Benzema me statistikat më të mira në Top 5 ligat evropiane

Ylli francez i Real Madridit Karim Benzema momentalisht është golashënuesi më i mirë në La Ligan spanjolle me gjithsej tetë gola mbi emrin e tij.

Përveç faktit që kryeson listën e golashënuesve në La Liga, Benzema po ashtu është golashënuesi më i mirë nga Top 5 ligat evropiane, përcjell KosovaPress.

Këtë sezon, sulmuesi francez është duke kaluar nëpër një formë tejet të mirë, ku në shtatë paraqitje për Real Madridin, ka regjistruar tetë gola dhe shtatë asistime.

Edhe në aspektin e asistimeve, 33 vjeçari kryeson listën si më i miri në Evropë, duke lënë pas lojtarët si Pogba, Haaland e Muller.

Më poshtë mund të gjeni listat e lojtarëve me më së shumti gola dhe asistime në Top 5 ligat evropiane.

Gola:

1.Karim Benzema – Real Madrid – 6 ndeshje – 8 gola

2.Erling Haaland – Borussia Dortmund – 5 ndeshje – 7 gola

3.Robert Lewandowski – Bayern Munich – 5 ndeshje – 7 gola

4.Vinicius Junior – Real Madrid – 6 ndeshje – 5 gola


5.Ciro Immobile – Lazio – 4 ndeshje – 5 gola

Asistime:

1.Karim Benzema – Real Madrid – 6 ndeshje – 7 asistime

2.Paul Pogba – Manchester United – 5 ndeshje – 7 asistime

3.Erling Haaland – Borussia Dortmund – 5 ndeshje – 4 asistime

4.Florian Wirtz – Bayer Leverkusen – 4 ndeshje – 4 asistime

5.Nicolo Barella – Inter – 5 ndeshje – 4 asistime

6.Thomas Muller – Bayern Munich – 5 ndeshje – 4 asistime

7.Marco Reus – Borussia Dortmund – 5 ndeshje – 4 asistime

8.Andrej Kramaric – Hoffenheim – 5 ndeshje – 4 asistime

Lexo edhe

Video

error: