Benzema: Mbappe do të jetë lojtar i Real Madridit

Benzema: Mbappe do të jetë lojtar i Real Madridit

Ylli francez Karim Benzema ka thënë që bashkëkombësi i tij Kylian Mbappe në të ardhmen do të jetë në radhët e gjigandit spanjoll Real Madrid.

Gjatë këtij afati kalimtar veror të transferimeve, Real Madridi tentoi që ta transferonte Mbappe nga Paris Saint-Germain, por krerët e gjigandit francez refuzuan dy oferta nga madrilenët, përcjell KosovaPress.


Në anën tjetër, Mbappe e favorizon kalimin te Reali që ta bëjë ëndrrën e tij realitet, dhe tani Karim Benzema ka thënë që ylli i PSG do të jetë lojtar i “Galaktikëve”.

“Kylian Mbappe do t’i bashkohet Real Madridit një ditë, unë jam i sigurt. Nuk e di se kur, por ai do të vijë, është vetëm çështje kohe. Ai e ka thënë vet këtë gjë”, tha Benzema.

Në fund të këtij sezoni 2021/22, Kylian Mbappe do të jetë lojtar i lirë, pasi që kontrata aktuale e tij me skuadrën e Paris Saint-Germain skadon, dhe ende nuk dihet nëse ylli francez do të vazhdojë qëndrimin  në “Parc des Princes”.

Lexo edhe

Video